Çfarë gjeni

Fizika Elektro Kl 13

puna dhe energjia

Fl Pune 10-11

Në këtë faqe do të gjeni një mësues PLUS në lëndën e fizikës jo vetëm për nxënësit e arsimit parauniversitar por edhe për studentët e shkollave të larta.

Ju mund të postoni kërkesën tuaj për problemet që kini dhe do të merni një përgjigje të shpejt dhe të sakt

Faleminderit.

Shihni dhe zgjidhni problemin e rradhës,

2018-2019

leonardo da vinci    leonardo da vinci zgjidhja

kilogram i Plankut

skajet e solenoidit    skajet e solenoidit zgjidhja

aureola diellore

2017-2018

olimpiada italiane e fizikës faza e parë 2017-2018 shqip

olimpiada italiane e fizikës faza e parë 2017-2018 it testi

olimpiada italiane e fizikës faza e parë 2017-2018 it zgjidhje

olimpiada italiane e fizikës faza e dytë 2017-20178it

olimpiada italiane e fizikës faza e dytë 2017-20178it zgjidhjet

olimpiada italiane e fizikës faza e tretë 2017-2018

olimpiada internacionale e fizikës  2017-2018

2017-2018

olimpiada italiane e fizikës faza e parë 2018-2019

olimpiada italiane e fizikës faza e parë 2017-2018 it zgjidhje

15 përgjigje ndaj “Çfarë gjeni

  1. Rrespekt për ju z prof.Mentor Kusho,unë prof Hysen Zenuni nga Prishtina ju pershendes dhe ju përgëzoj për punën tuaj,por kam një lutje pë ju që këto teste mundësisht ti perktheni në gjuhën shqip,dhe të mi dergoni në imellin tim,që
    ëshë:graviteti2@gmail.com.

    Pres me shpres se do të pergjigjesh pozitivisht.

    • Përshëndetje Z. Hysen!
      Ky WebSite është jo fitimprurës, individual dhe i lirë.
      Unë aktualisht punoj vetëm dhe kjo punë më sjel veç kënaqësi. Do të doja të kisha dhe bashkëpuntor të tjer që përgjigjet të jenë më të shpejta dhe materjalet e botuara të jenë të plota në kohë.
      Mua më duhet kohë për të bërë përshtatjen e tyre. Unë po ju dërgoj në e-mail përkthimin e zgjidhjeve deri ku kam mbritur. Kur ta përfundoj sigurisht që do të pasqyrohet në Web.
      Faleminderit për interesimin.
      Mentor Kusho

      • Z Profesor me kenaqesi te madhe mora kete derges tuajen qe e keni derguar,dhe shum gezova qe me keni rrespektuar.Kam nderin te ju pershendes,dhe te ju pergezoj per punen e bere,duke ju deshiruar shendet dhe pune te mbare.
        Me shpres qe te ndegjohemi te pershandes nga Prishtina.Kerkoj falje per
        shkrimin se ka ndoni gabim.

  2. Profesor mund te me ndihmoni me 1 ushtrim qe ishte te blloku i ushtrimeve te zgjidhura per maturantet ” test per vetkontroll ” mungon zgjidhja e ketij ushtrimi:
    Patinatori me mase 50 kg ndodhet ne prehje me patina ne akull. Ai hedh 1 gur horizontalisht me mase 2 kg me v 5 m/s. Koeficenti i ferkimit te patinave me akullin eshte 0.02. Zhvendosja e patinatorit derisa te ndaloj do te jete :

    • Fillimisht zbatojm ligjin e ruajtjes se impulsit dhe gjejm shpejtesine e patinatorit. Pastaj ose me rruge kinematike ose me rruge energjitike gjejme kerkesen.
      1. m1v1=m2v2 > v1=m2v2/m1=2*5/50=0.2m/s

      2. Forca e ferkimit f=√*|N|=√*m*g=0.02*50*10=10N
      2.a. nxitimi
      a=-f/m=-10/50=-0.2m/s^2
      V^2-Vo^2=2a*s
      Patinatoti ne fund ndalet pra V=0
      -Vo^2=2a*s. Qe nga s=-Vo^2/2a=-0.2^2/2*0.2=0.04/0.4=0.1m

      2.b rruga energjitike.
      Ek2-Ek1=f*s
      Ek2=0
      -Ek1=f*s. -mVo^2/2=f*s. Qe nga
      S=-mVo^2/2f=-50(0.2)^2/2*(-10)=-2/(-20)=0.1m

      Shenim: simboli √ eshte per koeficentin e ferkimit. Ndersa ^2 do te thote ne katror(fuqi te dyte)

    • Energjia potenciale gravitacionale është madhësi relative.
      Në fillim duhet të përcaktojmë nivelin me energji potenciale 0 dhe më pas do të llogarisim energjinë potenciale të trupit.
      Është bërë tradit që nivel zero të energjisë potenciale marim sipërfaqen e tokës.
      Në rastin konkret ëshë mirë të marrim nivelin nga e cila fillon matja e lartësisë.
      atëherë energjia potenciale e trupit është m*g*h
      ku m është masa e trupit, g nxitimi i rënies së lirë në pikën ku ndodhet trupi dhe h lartësia e trupit nga niveli me energji potenciale zero.
      Sigurisht që trupin do ta konsiderojmë pranë sipërfaqes së Tokës ku nxitimi përafrohet me g=10m/s^2.
      dhe Ep=12*10*10=1200 J.

    • Mendojmë ujin si një trup që bie nga lartësia 50m, energjia potenciale e të cilit është mgh=m*10*50=500m kjo energji do të kthehet në energji të turbinës (rasti ideal kur mungojnë “humbjet”) dhe fuqia do të jetë:
      P=E/t=500m/t ku m është masa e ujit
      shënojmë prurjen e ujit me p=2m^3/s
      masa e ujit do të jetë m=V*d=p* t*d=2(m^3)/s*t*1000(kg/m^3)=2000(kg/s)*t
      atëherë fuqia është: P=500*2000(kg/s)*t/t=1000000 W=1 MW.
      Mund të përdorim dhe rrugë kinematike:
      shpejtësia me të cilën die uji nga lartësia 50m është v=sqrT(2*g*h)=sqr(2*10*50)=sqrT(1000)=31.6
      ENERGJIA KINETIKE E UJIT:
      EK=mv^2/2
      masa e ujit do të jetë m=V*d=p* t*d=2(m^3)/s*t*1000(kg/m^3)=2000(kg/s)*t
      dhe fuqia P=EK/t=mv^2/2t=2000*t*1000/2t=1000000 W=1 MW

    • Valentina, këto shprehje sigurisht që s’janë të vështira për ti kuptuar por patjetër që i kupton ai që mëson fizikë. Unë nuk e di së në çfar klase jeni ju prandaj shkurtimisht po të përgjigjem:
      LAVJERRESI ELEKTRIK është një qark elektrik ku parametrat e rrymës, tensionit apo ngarkesës elektrike ndryshojnë periodikisht me kohën njësoj si ndryshon pozicioni i një lavjersi të thjeshtë fizik.
      ELEKTROSKOPI është një aparat që tregon se një trup ka ngarkesë elektrike ose jo
      ELEKTROMETRI ashtu si ELEKTROSKOPI tregon nëse një trup ka ngarkesë elektrike ose jo por ELEKTROMETRI trtegon edhe vlerën e ngarkesës elektrike.

  3. Une dua te di kete detyre:Automobili me masen 2040kg leviz me shpejtesin 22.4km/n neper rruge te lakuar te formes se harkut rrethor me rreze 54 m.Sa eshte forca centripetale qe vepron ne automobil.

Lini një Përgjigje te fizikamentor Anuloje përgjigjen